Sport

CAS përsëri refuzon Skënderbeun – skuadra korçare mbetet pa Europë

Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 12 August 2020

Skënderbeu shpresonte në përgjysmimin e dënimit të UEFA-s nga Gjykata Federale në Zvicër, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Klubi shqiptar ka zbuluar vendimin e marrë ditën e mërkurë pas apelimit, teksa është lënë në fuqi vendimi i marrë më parë nga CAS.

Skënderbeu u dënua fillimisht nga UEFA me 10 vjet përjashtim nga kupat e Europës, dhe me 1 milionë euro gjobë, me akuza për manipulim të rezultateve në Champions dhe në Ligën e Europës, në turnet eliminatore dhe në fazën e grupeve.

-Advertisement-

Njoftimi nga Skënderbeu

Sot, më datë 12 Gusht 2020, KF Skënderbeu-t ju bë me dije Vendimi i Gjykatës Federale Zvicerane në lidhje me rekursin e kryer ndaj Vendimit të CAS-it datë 12 Korrik 2019.

Pavarësisht argumenteve të pakundërshtueshme të paraqitura në proçes, trupa gjykuese e përbërë nga 5 anëtarë, përmes një vendimmarrje me shumicë të thjeshtë votash, 3 vota pro dhe 2 kundra, vendosi rrëzimin e rekursit të kryer nga KF Skënderbeu, duke konfirmuar vendimin e mëparshëm të CAS-it.

Në momentin aktual, KF Skënderbeu po shqyrton të gjitha mundësitë për një ankim të mëtejshëm në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, pasi në asnjë mënyrë nuk mund të konformizohet me një vendim i cili, në çmimin tonë, cënon rëndë parimet e të drejtës për një proçes të rregullt ligjor. Për këtë, informacione të mëtejshme në lidhje me përmbajtjen e vendimit në fjale do të bëhen publike, pasi të jenë kryer të gjitha vlerësimet e rastit.

Pavarësisht efekteve tejet të rënda që ky vendim ka, KF Skënderbeu do të vazhdojë rrugën e tij drejt arritjes sërish të sukseseve historike të mëparshme, të cilat ende sot shërbejnë si model e frymëzim për futbollin Shqiptar. Puna vazhdon!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera