Sport

“Çartët” trajneri i Feronikelit, paralajmëron dënime për futbollistët e tij

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 22 October 2019

Feronikeli ka shënuar fitore shumë të rëndësishme si mysafir i Vushtrrisë me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për javën e 11-të në elitën e futbollist kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshje trajneri i skuadrës nga Drenasi, Dejan Vukiçeviq ka mbetur i zhgënjyer me sjellët e futbollistëve të tij dhe ka paralajmëruar dënime të ashpëra për ta.

“Më besoni se nuk kam lëvizur kur shënuam golin. Përveç tre pikëve që na duhen, me asnjë gjë tjetër nuk jam i kënaqur. Tereni nuk ishte në gjendje të mirë, topi është i çuditshëm dhe me të nuk mund të luhet në futbollin profesionit. Rezultatet jo shumë të mira e kanë ngarkuar shumë ekipin tonë, por kjo asesi nuk i arsyeton sjelljet e futbollsitëve. U kërkoj falje opinionit, publikut që ishin në stadium dhe gjithë ndjekëse të Feronikelit për sjelljet e futbollistëve tanë. Duhet të dijmë ti kontrollojmë emocionet dhe kjo e bën dallimin mes lojtarëve profesionist dhe atyre amator. Përveç fitores e gjitha është për tu harruar”, deklaroi Vukiçeviq për “Super Sport Kosova”.

-Advertisement-

Më pas tekniku malazez paralajmëroi sanksione për disa nga futbollistët e tij.

“Sinqerisht të them të drejtën jam në njohje të karakterit të futbollistëve. Është e rëndë që të merremi me këto gjëra, por unë nuk jam në mesin e atyre trajnerëve që i mbajnë të fshehura problemet dhe i fusin nër tepih. Të gjithë ata që janë sjellë në mënyrë të tillë me fanellën e Feronikelit do ti bartin pasojat”, përfundoi Vukiçeviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera