Lajme

Çartet, Rusia çfarëdo hapi i gabuar kundër Koresë Veriore do të jetë tejet i rrezikshëm

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 04 September 2017

Rusia e ka kritikuar reagimin e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj ndaj testit të fundit bërthamor dhe njëkohësisht më të fuqishmit të Koresë Veriore duke paralajmëruar se çfarëdo hapi i gabuar mund të jetë tejet i rrezikshëm.

“Është e qartë se në situatën aktuale çfarëdo hapi i ngathtë mund të çojë drejt një shpërthimi, një shpërthimi politik; një shpërthimi ushtarak dhe jo thjesht një shpërthimi gjatë një testi bërthamor,” ka thënë sot zv.ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, transmeton Express.

Testi bërthamor i Koresë Veriore, për të cilin ka thënë se ishte bombë e avancuar hidrogjenike për raketë me rreze të gjata veprimi, shkaktoi dënim global dhe nxiti një kundërpërgjigje të madhe ushtarake nga Shtetet e Bashkuara nëse ajo apo aleatët e saj kërcënohen.

-Advertisement-

“Nuk duhet të ketë vend për përshkallëzim. Më të mençurit dhe më të fortët duhet të tregojnë përmbajtje”, ka thënë Ryabkov.

Uashingtoni ka thënë se mund t’i përgjigjet kërcënimit të ri duke vendosur sanksione të reja ndaj Penianit. Por, ka thënë se është duke diskutuar për zgjerimin e bashkëpunimit ushtarak me Korenë Jugore – vendosjen e sistemit mbrojtës anti-raketor “THAAD” – diçka që Rusia dhe Kina e kundërshtojnë fort.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera