Lajme

Çartet plaku në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës, e quan kryeministrin Kurti ‘hajn’ dhe ‘qen’

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 26 January 2022

Mesditën e së mërkurës është mbajtur një protestë në Prishtinë, ku qindra qytetarë kanë kundërshtuar ashpër shtrenjtimin e energjisë elektrike që pritet të ndodhë në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

Në këtë protestë pati edhe persona të moshuar, madje njeri prej tyre ‘shpërtheu’ në drejtim të kryeministrit Kurti, duke e quajtur atë ‘hajn dhe qen’.

Përveç këtyre fryrjeve, qytetari në moshë pati edhe një paralajmërim për Albin Kurtin.

-Advertisement-

“Të kallxojmë na ty me t’29’tin”, tha ai në përfundim të protestës.

Protestuesit u nisën nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ me pankarta në duar dhe e përfunduan protestën para ndërtesës së qeverisë, ku edhe i dhanë mesazhet e tyre drejtuar kryeministrit Kurti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera