Lajme

‘Çartet’ plaku kroat kur ia përmendin Serbinë shikoni se çka bën(Video)

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 18 December 2018

Një familje kroate që jeton në ShBA, ishin pajisur me Amazon Echo që funksionon në atë mënyrë që çfarëdo pyetje që i bëni, aplikacioni i quajtur Alexa ju jep përgjigje.

Dhe kështu gjyshi kroat po i vështronte me vëmendje nipat dhe mbesat duke luajtur me këtë pajisje që i bënin pyetje të shumta për sportistët – dhe gjithçka dukej në rregull derisa nuk e parashtruan pyetjen se cili vend ka ekipin më të mirë në botë të vaterpolos.

Pasi që aplikacioni i dha përgjigjen në lidhje me Serbinë, reagimi i këtij gjyshi ka shkaktuar reagime të shumta dhe të qeshura në të gjitha ato shtëpi që kanë pasur rastin ta shohin.

-Advertisement-

Ai menjëherë fillon të shajë, dhe të pyes vazhdimisht se si është e mundur që në shtëpinë e tij të përmendet Serbia.

Dhe duket se vetëm sharjet nuk i mjaftuan, ai mori pajisjen dhe doli në oborr dhe pa u menduar dy herë e përplasi në tokë.“Nuk di asgjë për Kroacinë e për Serbinë i di të gjitha”, ka komentuar në gjuhën angleze dhe më pas sërish shanë në gjuhën amtare.

Familjarët e tij nuk mund të ndaleshin duke qeshur me reagimin e tij, kurse videoja që është shpërndarë në rrjetet sociale është shikuar nga më shumë se 90 mijë persona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera