Lajme

Çartet Daçiq në Këshill të Sigurimit, akuzon Kosovën për gjenocid ndaj serbëve

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 10 June 2019

Ivica Daçiq, Ministri i Jashtëm i Serbisë sot ka folur në Këshillin e Sigurimit.

Daçiq ka thënë se në 7 muajt e parë të këtij viti ka pasur dëmtime të pronës së Kishës Serbe, dhe incidente ndaj serbëve në Kosovë.

Sipas Daçiqit, në raportin e vitit 2018 të Departamentit të Shtetit Amerikan thuhet se Kosova shumë etnike është bërë monoetnike

-Advertisement-

Daçiq ka bërë krahasimin e numrit të popullatës serbe në Kosovë tash dhe në vitin 1999

“Serbët në Kosovë kanë jetuar në 427 qyteza dhe fshatëra, tani jetojnë në më pak se 116 të tilla. 311 vendbanime ku ka pasur banorë serbë tashmë janë spastruar etnikisht dhe janë bërë shqiptarë”

Daçiq ka vazhduar me akuzat se shqiptarët në Kosovë kanë kryer gjenocid ndaj serbëve gjatë kohës së luftës.

“Spastrimi etnik i popullatës serbe dhe deportimi i 200 mijë serbëve është dëshmi e qartë e gjenocidit të shqiptarëve”

Ai ka vazhduar me krahasimin e numrit të banorëve mes vitit 1999 dhe tash nëpër qytetet e Kosovës.

Sipas Daçiqit, më shumë se 40 mijë serbë në Prishtinë kanë jetuar në vitin 1999, ndërsa sot numri është më pak se 100, kurse në vitin 1999 mbi 10 mijë serbë kanë jetuar në Prizren e tani janë vetëm 23 serbë.

Daçiq ka thënë se Gjykata Speciale duhet të zbardhë rastet e vrasjeve të serbëve të pafajshëm gjatë luftës.

“Dhoma e Prokurorisë Speciale kanë një punë të madhe të zbulojnë vrasjen e serbëve të pafajshëm në vitin 1999” është shprehur Ministri i Jashtëm i Serbisë

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera