Sport

Çarten ‘Tigrat e Zi’ kundër Klodain Duros, ja çfarë kërkojnë

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 27 April 2021

Feronikeli është mposhtur në shtëpi nga Arbëria me rezultat minimal 0-1, në duelin e vlefshëm për javën e 31-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Pas përfundimit të ndeshjes kur trajneri i Niklit, Klodian Duro, po jepte deklaratë për media ndërhyri shefi i sigurisë i ekipit të Feronikelit, i cili kërkoi dorëheqjen e trajnerit shqiptar.

“Për shkak të rezultateve dhe situatës që e ka krijuar në klub, ai duhet të largohet menjëherë nga ekipi. Publikisht po e them, o do të jem unë në klub, o do të jetë Duro”, tha shefi i sigurisë te klubi nga Drenasi.

-Advertisement-

Pas kësaj situate kanë reaguar edhe tifozët e Feronikelit ‘Tigrat e Zi’ të cilët e kanë kërkuar dorëheqjen e Klodian Duros.

“I gjithë qyteti kërkon dorheqjen prej teje. Jep dorheqje Duro”, shkruan faqja zyrtare e ‘Tigrave të Zi’ në facebook.

Më poshtë keni postimin e tifozëve të Feronikelit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera