Sport

Carragher: Suarezi ia humbi titullin Liverpoolit kur e kafshoi Ivanovicin

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 20 September 2019

Luis Suarez mund të jetë emëruar lojtari më i mirë i vitit për sezonin 2013/14, mirëpo Jamie Carragher beson se sulmuesi uruguaian ia humbi titullin e Premierligës skuadrës së tij, Liverpoolit.

Liverpooli kishte qenë shumë afër shpalljes si kampion i Premierligës nën drejtimin e trajnerit Brendan Rodgers, duke e humbur për pak mundësinë e dhënies fund ecurinë e sezoneve pa u shpallur kampion i Anglisë, transmeton Gazeta Express.

Një numër i konsiderueshëm i lojtarëve në atë skuadër kishin qenë në formën më të mirë të karrierës së tyre atë sezon, veçanërisht Suarezi, i cili me 31 golat e tij e fitoi Këpucën e Artë.

-Advertisement-

Megjithatë, ai u detyrua të mbetet jashtë skuadrës për fillimin e atij sezoni, pasi që e mori një dënim të gjatë për shkak se e kishte kafshuar mbrojtësin e Chelseat, Branislav Ivanovic në sezonin paraprak.

Në mungesë të tij, Liverpooli nuk ishte edhe aq mbresëlënës dhe Carragheri e pranon se suspendimi i Suarezit i kushtoi shumë klubit, pasi që Manchester City u shpall në fund kampion, me dy më tepër.

Duke reflektuar për incidentin, ish-mbrojtësi i Liverpoolit tha: “Mendoj se Suarezi shënoi goli në fund të ndeshjes. Nuk isha i vetëdijshëm, por kur u ktheva në zhveshtore, të gjithë po flisnin se Luisi e kishte kafshuar Ivanovicin. Dikush e pyeti dhe ai e mohoi atë. Mendoj se kjo i kushtoi Liverpoolit me titullin e kampionit në sezonin vijues”.

“Suarezi i suspendua për pesë apo gjashtë ndeshje. Liverpooli e humbi ligën, mendoj, për shkak të dallimit në gola. Suarezi ishte dukshëm lojtari më i mirë në ligë, shënoi pothuajse në çdo ndeshje. Në katër ndeshjet e para që ai mungoi, Liverpooli 1:0 kundër Southamptonit dhe barazoi me Swansean. I humbëm pesë pikë”.

“Nëse Suarezi do të kishte qenë duke fituar, me siguri do t’i kishim fituar të dyja ndeshjet. Përkundër që atëherë nuk e kuptuam, kur kthehem prapa në kohë tani, mendoj se nëse ai do të kishte luajtur në ato ndeshje, gjithçka do të kishte qenë ndryshe”.

Suarezi e la Liverpoolin për Barcelonën vetëm disa muaj pasi shkoi shumë afër t’ia fitojë atyre titullin e kampionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera