Sport

Carragher beson që Arsenali duhet ta shesë Mustafi

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 31 October 2019

Legjenda e Liverpool, Jamie Carragher beson që Arsenali duhet ta shesë mbrojtësin Shkodran Mustafi.

Mustafi dje shënoi një autogol në humbjen ndaj Liverpool, ndeshje në të cilën u eliminuan përmes penalltive (5-6), transmeton KosovaPress.

Carragher beson që koha e kosovarit në Premier Ligë ka marrë fund dhe sapo të largohet do të jetë mirë për të gjithë.

-Advertisement-

“Mendoj që koha e tij në Premier Ligë ka mbaruar. Është një ndër mbrojtësit që bën gabime. Kur ndonjë e bën këtë gjë me bën nervoz.

Mendoj se kur të largohet do të jetë më mirë të gjithë në Arsenal”, deklaroi ai.

Për Mustafin gjatë afatit kalimtar ka shfaqur interesim gjiganti turk Fenerbahçe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera