Sport

Carlo Ancelotti flet për lëndimin e rendë që e pësoi Van Dijk

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 22 October 2020

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti, në një konferencë për media ka folur për lëndimin e rendë të Virgil Van Dijkut, shkruan Gazeta inFokus.

Mbrojtësi holandez i dëmtoi ligamentet e gjurit pas një ndërhyrje të ashpër të portierit të Evertonit, Jordan Pickford.

E tekniku italian ka thënë se i vie keq për lëndimin e Van Dijkut, derisa sa ka shtuar se Pickford është vërtetë i mërzitur për atë që ka ndodhur.

-Advertisement-

“Për të qenë të qartë, ne me të vërtetë na vjen keq për dëmtimin e Virgil van Dijk. Kishte kontakt me Jordan Pickford, ishte një kontakt i gabuar. Jordan mbërriti pak më vonë, por qëllimi i tij ishte të përpiqej të arrinte topin. Nuk ishte për të lënduar Virgil van Dijk. Pas kësaj reagimet ishin të shumta. Të thuash se ishte e paramenduar, për mendimin tim, është shumë e tepërt. Virgil van Dijk e di këtë. Jordan është me të vërtetë i mërzitur për dëmtimin e Van Dijk. Ishte një kontakt i fortë, ndoshta i gabuar, por ndonjëherë në futboll, mund të ndodhë”, deklaroi Ancelotti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera