Sport

Cardiff dhe Nantes e vazhdojnë turpin rreth pagesës së Sala

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 16 April 2019

Edhe pas vdekjes së Emiliano Sala, po vazhdon debati i ashpër në mes të Cardiffit dhe Nantes rreth pagesës së transferimit.

Nantes e ka dërguar rastin në FIFA, duke bërë me dije se Cardiff nuk i ka paguar atyre asnjë cent.

Skuadra franceze po i kërkon 20 milionë euro nga shitja e Emiliano Salas te anglezët, por këta të fundit nuk duan ta paguajnë shumën.

-Advertisement-

Cardiff arsyetohet se sulmuesi argjentinas humbi jetën në tragjedinë e këtij fillim vitit, ku aeroplani i tij u rrëzua në brigjet e detit të Britanisë së Madhe, andaj nuk ka se si t’i paguajë ato të holla, për një lojtar që nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje.

Por, Nantes ka dhënë argumente se ata e kanë mbyllur transferimin nga ana ligjore, duke e kompletuar të gjithë dokumentacionin dhe që figurativisht, Sala nuk është lojtar i tyre.

FIFA pritet që shumë shpejtë ta marrë një vendim të prerë, pasi të dy skuadrat nuk po arrijnë akord mes vete.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera