Rozë

Cardi B shpërthen pas kritikave se nuk e meriton titullin si “Gruaja e vitit”

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 20 November 2020

Billboard e ka shpallur reperen Cardi B “Gruaja e vitit”. Por ky titull nuk është pritur mirë nga të gjithë, pasi shumë fansa kanë pyetur se çfarë ka bërë ajo për ta fituar.

Pas këtyre kritikave Cardi ka reaguar me një postim në Instagram duke iu referuar projektit të fundit muzikor që ajo ka publikuar.

“Për të gjithë ju qaramanët që thoni ‘Çfarë? Ajo ka bërë vetëm një këngë’. Po, kam bërë një këngë. Dhe ju e dini shumë mirë që ajo ishte e vetmja që u shit më shumë dhe që ishte më e dëgjuara… Ishte ajo këngë që i bëri edhe gjyshet tuaja të kërcenin në TikTok”, shprehet Cardi B.

-Advertisement-

Reperja kohët e fundit edhe gjatë zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehu pikëpamjet e saj për t’u bërë politikane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera