Rozë

Cardi B shihet sërish me ish-bashkëshortin Offset, pasi u ndanë në shtator të këtij viti

Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 26 October 2020

Cardi B dhe Offset në shtator të këtij viti nënshkruan letrat për t’u divorcuar.

Por, si duket ish-çifti nuk e ka ndërmend të ndahet në përditshmëri, pasi në mënyrë të vazhdueshme shihen së bashku, shkruan Daily Mail.

Ata së fundmi janë parë në Beverly Hills, teksa ishin fotografuar nga paparacit në dyqanin e Hermes.

-Advertisement-

Krijuesja e hitit “WAP” si përherë është parë me veshje unike, ku përmes fustanit të ngushtë i theksoheshin linjat trupore.

Një sërë imazhe me Offset ajo i ka ndarë edhe në rrjetin social Instagram, ndërsa shihej në veturën e tipit ‘Rolls Royce’.

Bashkimi i dyshes kishte ndodhur gjatë ditëlindjes së reperes, ku patën rastin të shkëmbenin edhe puthje.

Vlen të përmendet se Cardi ka fshirë edhe profilin në Twitter, pasi një numër i madh i komentuesve e akuzonin për bashkimin me reperin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera