Rozë

Cardi B me krenari pohon se Offset është bashkëshorti ideal i saj!

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 18 January 2023

Reperja e njohur Cardi B ka folur së fundmi rreth arsyes së përse vendosi të bashkohej sërish me partnerin e saj, Offset. Cardi, e cila ndan dy fëmijë me reperin e njohur bëri kërkesën për divorc në shtator të vitit 2020, tri vite pasi u martuan. Ndërkaq, së fundmi në një intervistë në “The Jason Lee Show”, krijuesja e hitit “WAP” reflektoi mbi romancën me Offset duke shprehur se:

Unë dhe Offset, nuk po e shihnim më njëri-tjetrin në sy. Kjo ndodhi në të njëjtin vit kur bëra kërkesën për divorc. Unë do ta lë atë të flasë për këtë. Dua që ai ta thotë sepse ndihem sikur kjo është me të vërtetë ishte pjesë e historisë së tij.

Cardi, këmbënguli se burri i saj ndryshoi sjellje dhe se marrëdhënia e çiftit tani është më e fortë se kurrë.

-Advertisement-

Doja të ndalonte dhe ai ndryshoi, më tregoi se donte të ndryshonte për mua.

Rikujtojmë, se Cardi paraqiti për herë të parë divorcin në shtator të vitit 2020. Çifti u martuan në vitin 2017 dhe mirëpritën vajzën e tyre, Kulture Kiari Cephus, një vit më vonë. Së fundmi reperja e njohur ka hequr thuajse të gjithë mbushësit në zonën e të pasmeve të saj. Artistja madje paralajmëroi vajzat e rejat që t’i rezistojnë tundimin për të injektuar në trup gjëra të tilla dhe të sigurohen që të gjitha parametrat e organizmit janë në rregull nga një mjek profesionist përpara se të vazhdojnë me procedurën kozmetike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera