Rozë

Cara Delevingne në romancë me vajzën e Michael Jacksonit, Parisin

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 24 February 2018

Vajza e Michael Jacksonit, Paris Jackson dhe modelja e famshme, Cara Delevingne po kalojnë ditët në shoqëri të njëra-tjetrës.

Dhe fotografitë teksa shihen dorë për dore kanë ngritur dyshime se ka më shumë se miqësi mes tyre.

Siç shkruajnë mediat e botërore, Paris dhe Cara janë njoftuar vitin e kaluar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV Awards, pas së cilës u panë teksa ledhatonin njëra-tjetrën në klub të natës.

-Advertisement-

Pikërisht kur bënë bujë raportimet, dy bukuroshet u vunë re së bashku në Londër. Siç merret vesh, të dyja kishin dal në një darkë romantike, pastaj shkuan në koncert për të mbaruar mbrëmjen në një dhomë hoteli.

Daily Mail shkruan se Paris dhe Cara janë më pranë njëri-tjetrit, dhe si shembull, vajza e mbretit të popit zbuloi në Instagram foton e tyre të përbashkët, e cila ishte bërë në një prej rrugëve të Londrës.

Në foto, Paris mban një trëndafil në dorë, ndërsa Cara paraqet me një kapelë bejsbolli mbi kokë.

Ndryshe, dyshja ende nuk ka reaguar në lidhje me thashethemet duke ia lënë kohës që të dëshmojë të vërtetën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera