Rozë

Cara Delevingne flet për betejën me depresionin

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 11 October 2017

Një ditë para Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, aktorja dhe modelja Cara Delevigne ishte mysafire në “This Morning” për të folur rreth betejës së saj me depresionin, dhe se si ajo shpreson se libri i saj do të ndihmojë njerëzit të merren me vitet e tyre në adoleshencë.

“Po kuptoja se nuk duhet të turpërohesh që ndjen këto gjëra dhe se nuk isha vetëm. Gjithkush kalon nëpër këto gjëra dhe duke qenë i prekshëm është një forcë jo një dobësi”, tha modelja gjatë emisionit.

“Gjithnjë e më shumë mendoj se shëndeti mendor është një gjë shumë e rëndësishme. Është e njëjta gjë si të jesh fizikisht i sëmurë, kur t’i mbash ato gjëra brenda, të bën të sëmurë”.

-Advertisement-

Delevigne pranoi se gjatë ditës ajo nuk dinte t’i menaxhonte emocionet e saj dhe kishte momente kur nuk dëshironte të vazhdonte më jetën.

Këshilla e saj tani për njerëzit është “ta duash veten dhe të mësosh se të mos jepesh në atë që njerëzit e tjerë mendojnë për ty”.

Ajo gjithashtu shpjegoi se shkrimi e ndihmoi atë të mësonte të shprehte emocionet e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera