Rozë

Capital T hedh në gjyq gazetarin e njohur!

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 12 August 2024

Një këngëtar emri i të cilit nuk bëhet publik, ka pretenduar se reperi Capital T i ka kërkuar 50 mijë euro për një bashkëpunim. Këngëtari i ka qenë i ftuar në një program në Kosovë modeuar nga gazetari Robert Bojaj ku ka bërë deklaratën për Capital T.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i reperit i cili ka mohuar akuzat madje irritimi ka arritur deri aty sa i lajmëruar personazhët e lajmit se do t’i hedhë në gjyq për shpifje.

“Rastësisht e pash emisionin e një gazetari që e ka emrin Robert Bojaj, që më njeh dhe ka kontakt me mua. Ai po pretendon se unë i kam kërkuar një x artisti 50.000 euro për bashkëpunim, këto janë komplet shpifje dhe rrena. Kurrë në jetën time nuk i kam lyp askujt para për bashkëpunim. Sepse unë muzikën e bëj për qejf dhe e bëj me njerëzit që më kanë pëlqyer çfarë bëjnë dhe më ka pëlqyer muzika e tyre.

-Advertisement-

Dhe kam bërë muzikë për qejf, s’kam bërë muzikë për të marrë para. Kështu që ti e ke pasur mundësinë Robert të më thërrasësh dhe ta konfirmosh, por tani s’ke më punë, i ke hapur probleme dhe atij djalit që e vure në siklet me zor u mundove të ja nxirrje fjalët, keni për të shkuar të dy në Gjykatë për prishje imazhi! Edhe tani vërtetë keni për të paguar nga 50.000 euro të dy,”-është shprehur Capital T në instagramin e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera