Lajme

“Capital T dhe Adrola janë në lidhje”, reperi i jep përgjigjen e papritur ndjekësit

Autori: Gazeta inFokus 23:43 | 07 August 2020

Capital T ka nxitur akoma më shumë thashetheme me veprimin e fundit.

Capital T dhe Adrola Dushi janë përfolur për një lidhje të mundshme tash e sa ditë, shkruan lajmi.net.

E gjithë kjo erdhi fillimisht pasi Capital T kishte publikuar një fotografi krah modeles, duke lënë edhe një emoji zemër në positm.

-Advertisement-

Pasi filluan të qarkullojnë zërat për një romancë të mundshme mes tyre, u kuptua se Adrola ishte pjesë e klipit “C’est la vie” të reperit.

Por, tashmë ata të dy ende thuhet se kanë diçka më shumë se miqësi dhe zërave u hodhi ‘benzinë’ edhe më shumë Capital T së fundi.

Ai ka publikuar një video, ku një prej ndjekësve i shkruan “Capo dhe Adrola janë ne lidhje. Kapo e ka kaluar javën e fundit në pushime afër Tiranës dhe në Tiranë ku është parë sëbashku me Adrolën, p.sh ne Uka farm. Në Kep Merli të dy njihen prej kohësh dhe ku dëshmohet se ata janë më shumë se miq”.

Përgjigja e reperit ka lënë të gjithë pa fjalë, ku shkruan “Unë jam playboy”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera