Lajme

Çanta “misterioze” e truprojes së Gjukanoviqit gjatë vizitës në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 19 May 2022

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, që erdhi për vizitë dyditore në Kosovë, gjatë gjithë kohës, ishte nën përcjellje të mbrojtjes së afërt malaziase, por edhe asaj vendore.

Madje, u panë forca të shtuara të sigurisë.

Rrezikshmëria si duket u vlerësua aq e lartë sa mburoja njerëzore barte me vete edhe çantë antiplumb, si jashtë, ashtu edhe brenda institucionit ku qëndroi presidenti malazias.

-Advertisement-

Mjete mbrojtëse të tilla nuk përdoren rëndom, përveç nëse vlerësohet e domosdoshme nga organet e sigurisë./KlanKosova

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera