Lifestyle

Çanta më e shtrenjtë në botë: Femrat dhe meshkujt mahniten pas saj! A do t’i shpenzonit këto para për të? (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 15 August 2018

Fjala është për çantën e cila ka marrë emrin sipas aktores së famshme Jane Birkin, të Birkinitbag të popullarizuar. Sot nuk mund t’i rezistojnë as meshkujt, siç është disenjatori Marc Jacobs ose këngëtari Pharrell Williams.

Në fillim ka bartur etiketën e glamurit çfarë kanë mundur t’ia lejojnë vetes vetëm një rreth i vogël dhe diskret i femrave më të pasura në botë, pastaj stilistët filluan t’i vënë në gjithë suitën e të famshmëve dhe përnjëherë e kanë bartur yjet të cilat nuk mund të lavdërohen me shijen shembullore dhe stilin si të Lindsay Lohanit.

Sot, nuk ka as aktore të famshme, këngëtare, modeliste dhe starleta të cilat nuk posedojnë “Birkinin” e vet,

-Advertisement-

Kjo çantë për shumë arsye është simbol statusi. Para së gjithash, këtë e tregon çmimi i lartë i cili sillet nga 7.000 deri në 70.000 euro.

Është shumë me rëndësi edhe mënyra cilësore e punimit, si edhe fakti që është punuar nga lëkura cilësore.

Çantat janë distribuuar nëpër butikë të brendit “Hermes”, i cili i prodhon në orare të paparashikuara dhe në sasi të kufizuara, gjë që edhe më shumë e krijon ndjenjën e ekskluzivitetit.

“Hermes” është i njohur që produktet e veta refuzon t’ua japë personave të famshëm të kreacioneve pa pagesë dhe të shtojcave të modës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera