Sport

Cana godet topin e parë të supersfidës Marseille-PSG

Autori: Gazeta inFokus 17:41 | 22 October 2017

Mbrëmja e sotme do të dhurojë një përballje spektakolare dhe tejet të dyluftuar, për shkak të rivalitetit të vjetër midis dy skuadrave, kur Marseja të presë Parisin në “Velodrome” në ndeshjen e vlefshme për Ligue 1.

Megjithatë, jo rastësisht kjo ndeshje merr një vëmendje të jashtëzakonshme për shqiptarët, pikërisht sot, pasi në orën 21 të mbrëmjes do të jetë pikërisht kapiteni legjendar i kuqezinjve, Lorik Cana, ai që do të shkelmojë topin e parë përpara nisjes së takimit.

Gjakovari Cana kujtojmë ka qenë pjesë e të dyja skuadrave, fillimisht te PSG-ja e më pas tek ekipi i kërkuar gjithmonë prej tij, Marseja.

-Advertisement-

Kjo do të jetë gjithashtu një gjest mirënjohjeje dhe ceremoni lamtumirë për ish-kapitenin e tyre, futbollistin ikonë të Kombëtares shqiptare, i cili luajti ndeshjen e fundit në karrierë pikërisht në Francë, gjatë Europianit 2016, ndërsa lamtumirën zyrtare në Shqipëri e dha ditën e ndeshjes mes Italisë dhe kuqezinjve në “Loro Boriçi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera