Cameron tha se do ta ndihmojë Kosovën me njohje, Daçiq: Meriton dënimin më të ashpër
Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 04 January 2024
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se deklarata e ministrit të Jashtëm britanik David Cameron se Britania e Madhe do të ndihmojë Kosovën të marrë njohje të reja, është jashtëzakonisht hipokrite dhe meriton dënimin më të ashpër.
Daçiqi, për “Tanjug”, kritikoi Cameronin se pse i njëjti “nuk tha asnjë fjalë” se kryeministri Albin Kurti dhe Kosova “refuzojnë ta zbatojnë Marrëveshjen e Brukselit” në lidhje me Asociacionin.
Ai tha po ashtu se ministri i Jashtëm britanik “nuk tha asnjë fjalë për terrorin dhe dëbimin e dhunshëm të më shumë se 200 mijë serbëve, si dhe për shkatërrimin e kishave dhe manastireve të krishtera serbe nga mesjeta”, ndërkaq i njëjti i premton Kosovës “ndihmë me njohje të reja dhe pranim në institucionet ndërkombëtare”.
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha të enjten në Prishtinë se Britania e Madhe do ta ndihmojë Kosovën në aspiratat e saj duke përmendur këtu procesin e njohjeve të reja.
Gjatë një deklarate para mediave, i shoqëruar nga ministrja e jashtme Donika Gërvalla, Cameron theksoi rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor duke thënë se Britania e Madhe po investon për këtë.
Të tjera
-
Elezi: Ka tregues që Enver Sekiraqes iu mundësua arratisja
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, dyshon se në arratisjen e Enver...
-
Këta janë babai me dy djemtë që u plago*sën në Pejë, po trajtohen në QKUK
Babai dhe dy djemt e tij kanë mbetur të plagosur sonte në Pejë, nga të shtëna...
-
Ky është personi që po dyshohet për plago*sjen e tre personave në Pejë, i bastiset shtëpia
Tre persona kanë mbetur të plagosur sonte në Pejë pas një përleshje që ndodhi...
-
Kovaçevski jep dorëheqje nga posti i kryetarit të LSDM-së
Dimitar Kovaçevski ka njoftuar të mërkurën për dorëheqjen nga pozita e kryeta...
-
Peja tronditet nga një rast tjetër, një 8 vjeçar bie nga kati i tretë
Sonte nuk ka qetësi në Pejë. Pas incidentit të rëndë të ndodhur çaste më parë...
-
Rivotimi në Maqedoninë e Veriut, koalicioni Vlen fiton një vend në parlament
Pas përsëritjes së votimeve të mërkurën në shtatë qendra në zonat zgjedhore n...
-
Flet Ardian Maznikolli: S’kam gisht në plago*sjen në Pejë, gjendem në Austri
Tre persona kanë mbetur të plagosur sonte në Pejë pas një përleshje që ndodhi...
-
Njëri nga të plagosurit në Pejë në gjendje të rëndë
Njëri nga tre të plagosurit në qytetin e Pejës është në gjendje të rëndë. ...
-
Natë plagosjesh në Pejë dhe Prizren
ë paktën pesë persona, tre në Pejë dhe dy në Gjonaj të Prizrenit, janë plagos...
-
Gërvalla diskuton me kongresistin amerikan për sigurinë e Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me kongresistin ...
-
PAMJE TË RËNDA! Momenti kritik kur ndodhi plag*osja e trefishtë në Pejë
Tre persona dyshohet të kenë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me ar...
-
Lajmi i fundit: Tre personat e plagosur në Pejë nisen për QKUK, njëri në gjendje të rëndë
Tre persona (familjarë mes vete), janë plagosur nga arma e zjarrit sonte ...