Sport

Çalhanoğlu: Në Kosovë nuk na lanë të flemë, jam krenar që e bëmë vendin tonë të lumtur

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 01 April 2026

Ylli i Kombëtares turke, Hakan Çalhanoğlu është ankuar në fishekzjarrët që u lëshuan një natë para lojës me Kosovën në afërsi të hotelit ku ishin vendosur turqit.

Sipas tij ideja e tifozëve kosovarë ishte që t’i linin turqit pa gjumë dhe të lodhur para përballjes me ekipin Dardan të nesërmen (mbrëmë).

E futbollisti i Interit e përmendi këtë mbrëmë pas ndeshjes me Kosovën, ndërsa e shprehu edhe gëzimin e lumturinë që e realizoi ëndrrën e tij – kualifikimin në Kampionat Botëror.

-Advertisement-

“Para ndeshjes nuk na lanë të flemë gjatë natës. Shikuam nga dritarja për ta parë se çfarë po ndodhte. Megjithatë, e dinim që mund të bënin gjëra të tilla. Nuk ishte udhëtim i lehtë. Jam shumë i lumtur dhe krenar që e kemi bërë vendin tonë të lumtur. Pjesëmarrja në Botëror ishte ëndërr e imja që nga fëmijëria”, u shpreh futbollisti turk.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy