Sport

Calafiori ka një kërkesë për gjyqtarët: Bëjeni vetëm punën tuaj, mos tentoni të jeni në qendër të vëmendjes

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 23 September 2024

Arsenalit i ka ikur fitorja nga duart në sfidën ndaj Manchester Cityt në minutën e fundit të ndeshjes duke barazuar 2-2.

Megjithatë edhe në këtë duel kishte polemika të shumta sidomos për kartonin e kuq të Leandro Trossard të Arsenalit.

Mbrojtësi italian i Arsenalit, Riccardo Calafiori ndau mendimet e tij për kartonin e kuq të Leandro Trossard në barazimin 2-2 të Arsenalit me Man City të dielën.

-Advertisement-

“Unë nuk kam parë një ripërsëritje, nuk dua të them shumë, por gjyqtarët për mua, është detyra e tyre që ta mbajnë ndeshjen mirë për ta parë,” tha ai.

“Ky lloj veprimi ata nuk duhet ta vendosin veten shumë në qendër të vëmendjes.

“Mendoj se Leo nuk e dëgjoi as bilbilin, hajde, duhet të bësh punën tënde, jo më shumë”, tha Calafiori për gjyqtarët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera