Lajme

Caktohet zëvendësuesi i John McCainit në Senatin amerikan

Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 04 September 2018

Guvernatori i shtetit të Arizonës, Doug Ducey, ka emëruar ish-senatorin Jon Kyl në Senat të martën, duke zgjedhur një figurë të njohur konservatore për ta zëvendësuar John McCainin e ndjerë, raportojnë mediat amerikane.

Kyl ka shërbyer për tri mandate në Senatin Amerikan para se të pensionohej në vitin 2012.

Zgjedhja e tij është përshëndetur edhe nga e veja e McCainit, Cindy.

-Advertisement-

Ajo, në një postim në Twitter tha se Jon Kyl është “një mik i dashur i imi dhe i Johnit”.

“Është nder i madh për Johnin që ai është i përgatitur të kthehet në shërbim publik për të ndihmuar shtetin e Arizonas”, tha Cindy McCain.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera