Sport

Caktohet stadiumi se ku do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Liverpooli dhe Leipzigut

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 02 March 2021

Liverpooli dhe Leipzigu javën e ardhshme do ta luajnë duelin kthyes në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Për shkak të rasteve të shumta me koronavirus në Angli dhe për shkak të masave anti-Covid që ka vendosur shteti i Gjermanisë për udhëtuesit nga Britania e Madhe edhe sfida e dytë do të zhvillohet në stadiumin ‘Puskas Arena’ në Budapest të Hungarisë.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 0-2 në favor te Liverpoolit, me golat e shënuar nga Salah dhe Mane.

-Advertisement-

Liverpool – Leipzig, do të luhet të mërkurën e javës së ardhshme./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera