Lajme

Caktohet masa e paraburgimit për “Lunen”

Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 14 June 2023

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Milun Milenkoviq-it, i njohur me nofkën “Lune”.

Lajmin për RTV Dukagjinin e bëri të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Milenkoviq është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprës penale “Sulmi terrorist” që kishte ndodhur ndaj zyrave të Komisionit Komunal të zgjedhjeve-KKZ në dhjetor të vitit të kaluar.

-Advertisement-

Po ashtu, ai kishte thënë se Milenkoviq kishte marrë pjesë në sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, së fundmi në situatën e tensionuar në veri.

Po ashtu, Kurti sot e ka përmendur Milenkoviqin, duke thënë se Serbia në shenjë hakmarrje i ka rrëmbyer tre zyrtarët policorë të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera