Lajme

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarve për falsifikim parash

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 30 September 2019

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurve Q. A. dhe Sh. B..

Tek të pandehurit Q. A. nga Komuna e Suharekës dhe Sh. B. nga Komuna e Prizrenit, pas një operacioni nga zyrtarët policorë janë gjetur kartëmonedha në vlerë prej 9.850 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale “falsifikim i parasë” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

-Advertisement-

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera