Rozë

Caktohet data e promovimit të librit “madhështor” të Mimoza Thaqit

Autori: Ermirë Berisha 12:09 | 06 August 2022

Me datën 14 Gusht, do të promovohet libri i parë i Mimoza Thaqit, në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas Thaqit, për promovimin e librit hyrja do të jetë falas për të gjithë personat që dëshirojnë të jenë pjesëmarrës.

““Magjia e të folurit Pozitiv” është libri I parë I bisnesmenes dhe mentores së Mrekullive znj. Mimoza Thaqi! Ky libër vjen si një diamant I çmuar në dorën e secilit prej nesh dhe nga ku ne mund ta përdorim atë per të krijuar edhe më shumë pasuri në jetën tonë! Po Po e kam seriozisht. Ky libër është një manual I qartë dhe shumë I thjeshtë për tu përdorur dhe mundemi të gjithë ne, në fusha të ndryshme, të krijojmë pasurinë që duam”, ka thënë Thaqi.

-Advertisement-

Por çfarë thotë autorja e kësaj kryevepre, znj.Mimoza Thaqi?

“Në këtë libër do të ju shfaq “sekretin” e të gjitha kohërave, prandaj mos e merrni thjeshtësinë me të cilën është shkruar ky libër si diçka e cila duhet anashkaluar, sepse suksesi I transformimit tuaj qëndron pikërisht në gjërat e thjeshta, të cilat nuk duhet ti marrim si të lehta!”, është shprehur ajo./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera