Lajme

Caktohet data e mbajtjes së Testit të Arritshmërisë

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 29 May 2020

Testi i Arritshmërisë për klasat e nënta në Kosovë pritet të mbahet më 23 qershor.

Kjo pasi që Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka njoftuar sot nxënësit e klasave të nënta, mësimdhënësit dhe të gjithë akterët arsimor në Republikës së Kosovës se data e mbajtjes së Testit të Arritshmërisë është caktuar po kjo datë, raporton “Front Online”.

”MAShTI ka përgatitur dhe ka dërguar te DKA-të udhëzuesit dhe informacionet e detajizuara për nxënësit, institucionet arsimore dhe për të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe administrimin e Testit të Arritshmërisë 2020. Në këto dokumente janë të përfshira informacione dhe udhëzime të rëndësishme sikurse data dhe afatet me rëndësi, organizimi kohor për ditën e testimit, rolet dhe përgjegjësitë për realizimin e Testit të Arritshmërisë, detyrat e palëve kryesore të përfshira në administrimin e testit, detyrat e DKA-ve dhe shkollave, MAShTI-t, detyrat e komisionit të qendrës së testimit, detyrat e administruesit të testit, informata, udhëzime dhe rregulla për nxënësit, etj”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

MAShTI poashtu ka bërë të ditur, se do të vazhdojë me bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë me Drejtoritë Komunale për Arsim në mënyrë që i tërë procesi i realizimit të këtij testi të rëndësishëm të përmbyllet me sukses. /Front Online

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera