Caktohen masa ekstreme për 4 Shkurtin në Maqedoninë e Veriut

Autori: Gazeta inFokus
15:50 | 03 February 2023
Përvjetori i sivjetëm i ditëlindjes së heroit kombëtar në Maqedoni dhe Bullgari, Goce Delçrvit, nga Këshilli i Sigurisë u cilësua si ngjarje me rrezik të lartë sigurie.
Instituti Patriotik i VMRO DPMNE-së premtoi se do ta ruajë 24 orë vendin ku pushon trupi i pajetë i Goce Dellçevit, e ministri i Brendshëm bullgar erdhi në Shkup ditë më parë për të dhënë mesazh me homologun e tij se incidente nuk do të tolerohen.
E që prej sot, policia po bëhet gati për ta “blinduar” lokacionin në afërsi të kishës “Sveti Spas”, e cila është në Çarshinë e Shkupit, shkruan AlsatM, përcjell Klankosova.tv.
Ministria e Punëve të Brendshme informon qytetarët se të shtunën do të mbyllen rrugët “Samoillova” deri tek udhëkryqi me rrugën “Prohor Pçinski”.
E në intervistë për televizionin publik, Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski tha se vendimet do të merren në varësi prej informatave që do të mblidhen nga shërbimet për ditën e ngjarjes.
“Në mënyrë të ashpër do të kundërpërgjigjemi nëse dikush e ka për qëllim që ta poshtërojë Maqedoninë dhe popullin maqedonas. Institucionet po i marrin të gjitha masat, institucionet do të jenë të gatshme, po punojmë së bashku me shërbimet sekrete në mbledhjen e informacioneve dhe në bazë të këtyre informacione do ti marrim të gjitha masat. Qytetarët duhet të jenë të qetë.”
Ministri Spasovski edhe një herë nuk u përgjigj se a do t’i ndalohet hyrja në RMV euro-deputetit bullgar Angell Xhmbaski i cili disa herë më parë pati fjalime kontroverse dhe fyese për popullin maqedonas në mes të Shkupit.

Të tjera
-
Franca dhe Gjermania kërkojnë një propozim të shpejtë për Asociacionin
Franca e Gjermania i kanë bërë thirrje Kosovës e Serbisë, që të zbatojnë marr...
-
Molliqaj: UÇK është guxim, jo kalkulim, mbrojtja e saj duhet të jetë mbi politikën ditore
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, kritikoi ashpë kryeministrin e Kosovës Albin ...
-
Qytetarët frikësohen se pas rritjes së çmimit të rrymës do të rriten edhe çmimet e artikujve
Një ditë pasi Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë vendosi shtrenjtimin...
-
Dy trena në Zvicër dalin nga shinat, raportohet për të lënduar
Një ngjarje terrori ndodhi sot në Zvicër kur dy trena dolën nga shinat, duke ...
-
Caktohet seanca, të martën Trump para gjyqit
Gjykata e New Yorkut ka bërë të ditur se të martën, ish-presidenti amerikan, ...
-
Djegia e veturave në veri, reagon edhe Von Cramon
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar...
-
Tentim grabitje në Pejë, pronari i argjendarisë neutralizon grabitësin
Një tentim grabitje ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë. Me këtë rast grabitë...
-
Një tërmet i fortë dridh Greqinë, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 5.1 goditi këtë pasdite Greqinë sipas Qendrës Sizmolo...
-
Parashikimi i motit për fundjavë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do...
-
“I pafytyrë, të papërgjegjshëm, politikë adventuriste, kryeneçe”, Limaj kritikon Kurtin dhe Qeverinë
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj në RTV Dukagjini nuk i ka kursyer kritikat n...
-
Kurti viziton udhëheqësen e shoqatës “Thirrjet e nënave”, thekson përkushtimin për fatin e të pagjeturve
Në 24-vjetorin e zhdukjes me forcë të Albion Kumnovës dhe pesë burrave të tje...
-
Sandulloviq: Vuçiq është kriminel, mund të shkojë në Kosovë kur ta pranojë masakrën e Reçakut dhe të kërkojë falje
Ish-kandidati për president të Serbisë, kryetar i Partisë Republikane, Nikoll...