Sport

Caktohen gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në takimin ndërmjet Kosovës dhe Spanjës

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 07 September 2021

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Spanjës do të përballen të mërkurën mbrëma në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

Ballafaqimi mes kosovarëve dhe spanjollëve do të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Tashmë për këtë takim janë caktuar edhe gjyqtarët, të cilët do ta ndajnë drejtësinë.

-Advertisement-

Bobby Maden, do të jetë gjyqtar kryesor, i cili do të ndihmohet nga asistentët David Roome dhe Sean Carr, kurse gjyqtar i katërt do të jetë David Munro.

Ndërkaq asistentë të VAR-it do të jetë austriaku Jarred Gavan Gillett dhe anglezi Nick Hopton.

Dueli mes Kosovës dhe Spanjës do të zhvillohet me praninë e 1.000 shikuesve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera