Lajme

Caktohen gjykatësit për “Titanik”, “Traget” e “Fortesa”

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 01 July 2017

Vendimi i Gjykatës për kreun e VMRO-DPMNE-së do të merret më së voni nesër. Gjykata Penale deri të dielën në mëngjes mund të miratojë vendimin për kërkesat për paraburgimin e liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe ish shefit të policisë sekrete Sasho Mijalkov.

Nga Gjykata Themelore Shkupi 1 informuan se akuzat për rastet “Titanik”, “Fortesa” dhe “Target” në gjykatë janë pranuar mbrëmë  20 minuta para orës 22. Procedura parashikon që fillimisht Këshilli Penal i përbërë nga tre gjykatës të vendosë nëse do t’i pranojë apo refuzojë masat e paraburgimit.

“Dy aktakuzat tashmë janë përcaktuar, sipas sistemit elektronik për menaxhim me lëndët, në vlerësim tek gjykatësit Ivica Stefanovski dhe Goran Boshevski. Duke marrë parasysh se në të dy lëndët deri në gjykatë janë dorëzuar edhe propozime për përcaktimin e masave për sigurimin e prezencës, lëndët janë ndarë për punë në Këshillat Penal që duhet të vendosin për këto kërkesa” thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera