Caktohen datat për zgjedhjet evropiane
Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 17 May 2023
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë vendosur të mërkurën që zgjedhjet e ardhshme evropiane të mbahet më 6 dhe 9 qershor 2024.
Sipas vendimit, që e ka bërë të ditur Këshilli i BE-së, qytetarët e 27 vendeve anëtare do të zgjedhin 705 deputetë të Parlamentit Evropian, për mandatin nga viti 2024 deri në vitin 2029.
BE-ja zakonisht cakton një afat katërditor, brenda së cilit, vendet anëtare duhet të mbajnë zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
Në disa vende, si Holanda, votohet gjithmonë ditën e enjte, ndërsa shumë vende, tradicionalisht zhvillojnë zgjedhjet gjatë fundjavës, kryesisht ditën e diel.
Zgjedhjet për institucionet e BE-së mbahen në fund të muajit maj, por kësaj radhe vendet e bllokut i kanë caktuar ato dy javë më vonë.
Numri i deputetëve të Parlamentit Evropian ndahet mes vendeve anëtare, duke pasur parasysh numrin e banorëve të tyre, por ka një diskriminim pozitiv, në favor të vendeve më të vogla.
Asnjë shtet nuk mund të ketë më pak se gjashtë deputetë, sa kanë shembull Malta, Qiproja dhe Luksemburgu, dhe asnjë vend nuk mund të ketë më shumë se 96 deputetë, sa ka Gjermania.
Por, kjo do të thotë se për t’u zgjedhur deputet në Parlamentin Evropian, një kandidati gjerman, potencialisht i duhen 10 herë më shumë vota, sesa një kolegu të tij në Maltë apo Qipro.
Pas zgjedhjeve evropiane, pason edhe zgjedhja e Komisionit të ri Evropian, presidentit të Këshillit, dhe funksioneve tjera të larta në institucionet e BE-së.
Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola, u ka bërë ftesë të mërkurën qytetarëve të BE-së që të dalin në zgjedhje evropiane, të votojnë për kandidatët e tyre dhe të mos lejojnë që dikush tjetër të vendosë në vend të tyre.
“Bashkimi Evropian po zhvillohet pandërprerë. Bota po ndryshon, dhe ne duhet të ndryshojmë me të. Nuk mund të kemi frikë nga ndryshimet. BE-ja nuk është e përsosur. Këtë duhet ta pranojmë, por do të vazhdojmë njëkohësisht të dëgjojmë, sqarojmë dhe të punojmë në arritjen e rezultateve”, ka thënë Metsola, duke i ftuar qytetarët që të jenë “pjesë e aktivitetit më të madh demokratik në Evropë”, duke iu referuar zgjedhjeve evropiane.
Parlamenti Evropian është shumë i interesuar që të ketë dalje sa më të madhe në këto zgjedhje, pasi deri tash, prej vitit 1979 – kur janë zhvilluar zgjedhjet – e deri ne vitin 2014, përqindja e atyre që kanë votuar ka qenë vazhdimisht në rënie.
Në zgjedhjet e vitit 2019, për herë të parë, pas një kohe të gjatë, në zgjedhje dolën mbi 50 për qind e qytetarëve.
Por, dallimi ishte shumë i madh, pasi në Belgjikë dhe Luksemburg votuan afër 90 për qind e qytetarëve e në vendet si Sllovakia, Sllovenia dhe Çekia, më pak se 30 për qind./rel
Të tjera
-
Thirrja e Përparim Ramës: Mos dilni, qëndroni në shtëpi
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas rreshjeve të ...
-
Dita bëhet natë – shi, breshër dhe erëra të fuqishme “pushtojnë” Prishtinën
Prishtina është errësuar si pasojë e shiut, erërave e shtrëngatave që po vazh...
-
Konfirmohet vde kja e një personi në aksidentin e Mitrovicës
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në hyrje të ...
-
Presidentja Osmani priti sot në takim ambasadorin britanik, e falënderon për mbështetjen në fushën e mbrojtjes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbr...
-
Bie breshër e shi i madh në Drenas
Pas temperaturave tejet të larta ditëve të fundit në Kosovë, sot pasdite në s...
-
E rëndë: Një tjetër aksident me fatalitet, vdes motoristi pasi u ndesh me një veturë në Mitrovicë
Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes një veture, mot...
-
Gjashtë persona të lënduar si pasojë e një aksidenti në Sllagrazhd të Suharekës
Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik në...
-
Vd es në QKUK shoferi i lënduar rëndë nga aksidenti i mbrëmshëm mes 5 veturave në Fushë Kosovë
Mbrëmë rreth orës 23:00 ndodhi një aksident trafiku mjaft i rëndë mes pesë ve...
-
Rama njofton për një festival të ri me Vespa në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se më 31 gusht dhe 1 sh...
-
Temperaturat e larta nuk i ndalin haxhilerët kosovarë që të vizitojnë vendet historike në Medinë
Sot, haxhilerët kosovarë, të prirë nga udhëheqësit e tyre, vizituan vendet hi...
-
“Partneri i jonë i kahershëm, Kosova”: Këshilltari i Lartë ushtarak amerikan viziton trupat e Gardës së Iowa-s në KFOR
“Partneri jon i kahershëm, Kosova”, thotë Këshilltari i Lartë ushtarak në Gar...
-
Kosovarët më të rinjt në Evropë, 31 vjet mosha mesatare
Kosovarët, për nga mosha mesatare, janë më të rinjtë në evropë, ndërsa kroatë...