Lajme

Caktimi i seancës së radhës më 17 shkurt, Molliqaj: Në Ditën e Pavarësisë gjykohet UÇK-ja

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 18 January 2023

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar pasi pikërisht më 17 shkurt do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën Speciale për ish krerët e UÇK-së.

Molliqaj në Facebook ka shkruar se dita e gjykimit të historisë dhe përpjekja jonë çlirimtarë po përputhet irnokisht edhe me kalendarin e Gjykatës Speciale.

“Kjo gjykatë nuk e njeh historinë e Kosovës. Është indiferente ndaj saj. 17 shkurti për këtë trupë gjykuese është veç një ditë tjetër pune, jo etike në karrierën e tyre personale”, ka shkruar ndër të tjera Molliqaj.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Në Ditën e Pavarësisë gjykohet UÇK-ja

Dita e gjykimit të historisë dhe përpjekja jonë çlirimtare po përputhet ironikisht edhe me kalendarin e Gjykatës Speciale. Bash ditë gjykimi, për ata që mbahen peng dhe për ne si shoqëri që deshëm çlirimin.

Kjo gjykatë nuk e njeh historinë e Kosovës. Është indiferente ndaj saj. 17 shkurti për këtë trupë gjykuese është veç një ditë tjetër pune, jo etike në karrierën e tyre personale.

Ndërsa ata që po gjykohen politikisht dhe padrejtësisht ishin luftëtarët e vyer të çlirimit që kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

17 shkurti po merr shumë kuptime. Kësaj radhe nuk kemi festë. Kjo datë thërret për reagimin e secilit. Ata mbrojtën vendin, ne duhet t’i mbrojmë ata edhe me këtë datë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera