Lajme

Caktimi i çmimeve tavan, Rizvanolli: Votoni këtë projektligj, çmimi i peletit ka shkuar nga 180 në 740 euro

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 20 October 2022

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli i ka bërë thirrje opozitës që të votojnë sot Projektligjin për caktimin e çmimit tavan për produktet esenciale.

Rizvanolli tha para deputetëve se ky projektligj duhet të votohet sa më herët që është e mundur, e mos të vonohet.

“Ju lutem ta votoni këtë ligj sa më herët që është e mundur. Mos e vononi më tepër këtë ligj dhe votojeni sot menjëherë’, tha Rizvanolli.

-Advertisement-

Ministrja e Ekonomisë u fokusia në çmimin e peletit, pasi siç tha ajo tani çmimi për një ton ka shkuar në 740, nga 180 sa ishte vitin e kaluar.

Rizvanolli tha se heqja e TVSH-së nuk mund të ketë aspak afekt.

“Qytetarët sot paguajnë 740 euro për një ton pelet, e vitin e kaluar çmimi ka qenë 180 euro për një ton. Kemi katërfishim të çmimit. Çmimi i prodhimit është 150-180 euro, pra po flasim për një fitim prej 560 eurove për çdo ton peleti që shitet. Heqja e TVSH-së nuk ka të bëjë me këtë aspak, nuk mund të kete efekt kur kemi te bejme me spekulime, kur kemi të bëjmë me rritje të çmimeve të energjisë”, tha Rizvanolli para deputetëve në Kuvend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera