Cakolli tregon arsyet pse Qeveria nuk po e tërheq Projektligjin për Byronë Shtetërore
Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 18 July 2022
Eugen Cakolli, hulumtues në KDI, ka thënë se Qeveria po të ishte e interesuar që t’i ndjekë rekomandimet e Komisionit të Venecias lidhur me Projektligjin për Byronë Shtetërore, nuk do të priste që kërkesën për opinion për një çështje kaq të ndjeshme ta parashtrojë Kryetari i Kuvendit, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se një nga arsyet pse qeveria nuk e tërheq këtë projektligj, është që në publik të mos krijohet perceptimi që ajo po tërhiqet nga kjo iniciativë e shumëpërmendur.
Postimi i tij i plotë:
Po të ishte Qeveria e interesuar t’i ndjekë njëmend rekomandimet e Komisionit të Venecias lidhur me Projektligjin për Byronë Shtetërore, nuk do të priste që kërkesën për opinion për një çështje kaq të ndjeshme ta parashtrojë Kryetari i Kuvendit.
Praktika e deritanishme, gjithandej është që kërkesat për opinione mbi projektligje të bëhen nga institucioni sponsorizues i tyre, e jo nga institucione tjera.
E një prej arsyeve kryesore pse Qeveria me gjasë nuk po pranon ta tërheqë dhe rishkruajë Projektligjin për Byronë Shtetërore, është që në publik të mos krijohet perceptimi që ajo po tërhiqet nga kjo iniciativë e shumëpërmendur.
Por, puna dhe veprimet e ekzekutivit s’duhet të bazohen në perceptimin publik, por në garantimin e ligjshmërisë dhe të drejtave të njeriut.
Të tjera
-
Biden: SHBA, plotësisht e përkushtuar për sigurinë e Izraelit
Presidenti amerikan ka lëshuar një deklaratë për të shënuar përvjetorin e par...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta të ni...
-
Erdogan të enjten në Tiranë, do të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pritën që ditën e enjte do të vizitojë Sh...
-
Drejtorja britanike për Evropë takohet me Kurtin, e mirëpret vendimin e Qeverisë për lejimin e mallrave serbe
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ka shkruar të hënën në Facebook ...
-
Vendimi për kategoritë e luftës, Klinaku: Vendim populist që bëhet në prag të fushatës elektorale
Faton Klinaku nga OVL- UÇK ka deklaruar se vendimi i sotëm i Qeverisë për rri...
-
Kurti takon shefin e EULEX-it
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punë...
-
Termokos nis sezonin e ngrohjes më 15 tetor
Ngrohtorja e qytetit “Termokos”, ka bërë të gjitha përgatitjet që të fillojë ...
-
Abdixhiku: Kam programin dhe njerëzit më të mirë për ta ndërtuar të ardhmen
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se n...
-
Buzhala paralajmëron padi për “gurthyesin”: Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në panelin për politikat e mbr...
-
Tirana në kaos prej protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet pasi ngeci në trafik
Një qytetare në Tiranë i ka dhënë jetë fëmijë së saj në makinë, gjatë rrugës ...
-
Gazetari Dakaj shpjegon inflacionin ndër vite: ‘Ti pagun koston prej 2021-tës’
Rritja e pensioneve prej 20% më shumë ngjalli reagime të shumta në opinion, r...
-
Ambasadorja e Izraelit: Hamasi dhe Hezbollahu po i përdorin civilët si mburoja njerëzore
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, thotë se Hamasi dhe Hezbollahu p...