Lajme

Cakolli: Shteti i Kosovës duhet të vazhdojë të ekzistojë, edhe nëse një ditë një nga grupet etnike jo-shumicë nuk do të duan të jenë pjesë e tij

Autori: Gazeta inFokus 20:28 | 12 January 2019

Hulumtuesi i KDI-së Eugen Cakolli i konsideron të gabuara deklarimet e zyrtarëve publik dhe qytetarëve që kanë instaluar perceptimin universal se shkëputja eventuale e veriut të Kosovë do të minimizojë racionalitetin e ekzistimit të shtetit deri në zhbërjen e tij, transmeton Gazeta inFokus.

“Këto qasje të mendimit janë të gabuara, sepse premisat mbi të cilat janë të ndërtuara nuk korrespondojnë aspak me realitetin e sotëm politik, e sidomos me referencën historike të procesit të çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës”,shkruan Cakolli.

Sipas tij, Kosova nuk është krijuar si kompromis mes shqiptarëve dhe serbëve, duke aluduar në përkatësinë etnike e krahinore me njërën apo tjetrën. “Shteti i Kosovës është krijuar si rezultat i përpjekjeve shumëvjeçare për mëvetësi politike, i kurorëzuar me përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare, që është materializuar me intervenimin ushtarak të NATO-s në vitin 1999”, vazhdon ai.

-Advertisement-

Cakolli thotë se, edhe pse pa asnjë mëdyshje komunitetet jo-shumicë që jetojnë në Kosovë janë komponentë e patjetërsueshme në funksionimin tonë, minimi i shtetësisë së Kosovës në sajë të garantimit të pranueshmërisë dhe zbatimit të lloj-lloj kërkesave që vijnë nga ta është krejtësisht jologjik dhe i papranueshëm.

“Shteti i Kosovës duhet të vazhdojë të ekzistojë, edhe nëse një ditë një nga grupet etnike jo-shumicë nuk do të duan të jenë pjesë e tij, për një apo arsye tjetër”, përfundon Cakolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera