Lajme

Cakolli: Refuzimi për t’u përgjigjur në pyetje parlamentare është papërgjegjësi dhe shkelje e standardeve për qeverisje të mirë

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 06 October 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti si dhe ministrat e Qeverisë sot kanë refuzuar që të ju përgjigjen pyetjeve parlamentare të deputetëve të cilët nuk i kanë votuar marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.

Ndaj këtij veprimi ka reaguar Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës i cili ka thënë se kjo është papërgjegjësi dhe shkelje e standardeve për qeverisje të mirë.

Cakolli përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kryeministri e ka obligim kushtetues e ligjor t’i përgjigjet dhe t’i japë llogari Kuvendit.

-Advertisement-

“Pyetjet parlamentare janë instrumenti më i zakonshëm i mbikëqyrjes parlamentare ndaj punës së qeverisë. Kryeministri e ka obligim kushtetues e ligjor t’i përgjigjet dhe t’i japë llogari Kuvendit, pavarësisht zhvillimeve tjera. Sepse Kuvendi e ka zgjedhur Qeverinë.

Caktimi i një seance vetëm për pyetje parlamentare, e pastaj refuzimi për t’u përgjigjur në pyetje parlamentare përbëjnë minimalisht papërgjegjësi dhe shkelje të standardeve për qeverisjes së mirë”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

Ndryshe, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se nuk do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve opozitarë të cilët nuk i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera