Lajme

Cakolli i PDK-së: Sipas burimeve të sigurta brenda LDK-së është arrit marrëveshja me VV-në

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 16 December 2019

Bujar Cakolli, sekretar i degës së PDK-së në Prishtinë është tallur me VV-në dhe LDK-në.

Ai ka thënë se sipas burimeve të sigurta të tij  brenda LDK-së është arrit marrëveshja me VV-në mirëpo nuk janë duke u pajtuar se ku do të nënshkruhet në shtëpinë e Mustafës apo në Kuvendin e Kosovës.

Sipas burimeve brenda LDK-së, marrëveshja me VV tashmë arritur, mirëpo mospajtimet kanë të bëjnë me vendin e nënshkrimit. LDK po dëshiron që marrëveshja të realizohet pikërisht në shtëpinë e Isa Mustafës, aty ku u sulmua nga VV, në Prapashticë, e jo në Kuvendin e Kosovës! Albinit i duhet patjetër me u rikthy në vendin e “krimit”, që njëherë t’i kërkojë falje e t’ia “shnoshë zemrën” Isës, e pastaj të qeverisin bashkë të lumtur”, shkruan Cakolli./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera