Cakolli i KDI-së tregon tre skenarët e mundshëm që mund ta përcjellin seancën e sotme konstituive

Autori: Gazeta inFokus
08:58 | 15 April 2025
Pas më shumë se dy muajsh nga zgjedhjet e 9 shkurtit, sot me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së nëntë.
Kështu shënohet edhe hapi i parë drejt themelimit të legjislaturës së re.
Lidhur me seancën, Eugen Cakolli, nga KDI ka paraqitur tre skenarët e mundshëm që mund të ndodhin sot gjatë seancës, apo edhe seancat pasuese.
Skenari 1: Konstituimi i suksesshëm i Kuvendit
Sipas këtij skenari, pas hapjes së seancës, verifikimit të mandateve dhe betimit të deputetëve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), si subjekti më i madh parlamentar, propozon kandidatin për Kryetar të Kuvendit.
Nëse kandidatura merr së paku 61 vota – qoftë përmes një marrëveshjeje formale për koalicion apo përkrahjeje joformale nga opozita – atëherë procedohet me zgjedhjen e nënkryetarëve dhe Kuvendi konstituohet plotësisht.
Pas kësaj, Presidentja Vjosa Osmani do t’i dërgojë një letër zyrtare LVV-së për të kërkuar propozimin për mandatarin e Qeverisë. Pasi LVV të përgjigjet me emrin e kandidatit (që pritet të jetë Albin Kurti), Presidentja nxjerr dekretin për nominimin e tij. Mandatari do të ketë afat 15 ditë për të propozuar Qeverinë dhe për të siguruar shumicën parlamentare.
Skenari 2: Pezullimi i seancës për shkak të mungesës së propozimit
Nëse pas hapave të parë, LVV refuzon të propozojë kandidatin për Kryetar të Kuvendit ose kërkon “konsultime shtesë”, atëherë kryesuesi i seancës, Avni Dehari, duhet ta pezullojë seancën.
Sipas Rregullores së Punës, pezullimi nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë, që do të nënkuptonte mbajtjen e seancave të reja çdo dy ditë. Nëse LVV vazhdon të mos propozojë kandidat, atëherë mund të krijohet një cikël seancash të papërfunduara. Ky ngërç mund të shfrytëzohet nga partitë opozitare, të cilat mund të kërkojnë interpretim nga Gjykata Kushtetuese, me arsyetimin se partia fituese po zvarrit procesin e formimit të institucioneve.
Skenari 3: Bllokim që në hapin e parë
Në këtë skenar, duke qenë se LVV nuk e ka shumicën parlamentare, situata mund të bllokohet që në fillim të seancës.
Disa deputetë të LVV-së dhe përfaqësues të pakicave, përfshirë Kryeministrin në detyrë dhe 15 ministra të tjerë, nuk kanë dhënë dorëheqje nga funksionet ekzekutive, ndonëse këtë e kërkon neni 26 i Ligjit për Qeverinë.
Opozita mund të refuzojë të votojë raportin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve, duke kontestuar vlefshmërinë e mandateve të atyre që janë ende në detyrë qeveritare. Pa miratimin e këtij raporti, nuk mund të kryhet betimi i deputetëve dhe Kuvendi nuk mund të kalojë në fazat e tjera.
Ky skenar paraqet një bllokim procedural me bazë juridike, i cili vendos presion mbi anëtarët e kabinetit që të japin dorëheqje, në mënyrë që të mundësohet konstituimi.
Megjithatë, edhe ky skenar nuk është në favor të opozitës, pasi nuk nisin afatet ligjore për formimin e institucioneve nga partia fituese.

Të tjera
-
Shifra alarmuese të migrimit, fshati kosovar kishte 690 nxënës më 2008 tani vetëm 210, thotë ekonomisti Misini
Një nga problemet më të mëdha me të cilat po përballet Kosova sot, vlerësohet...
-
Imzot Dodë Gjergji uron Festën e Pashkëve
Imzot Dodë Gjergji i ka uruar besimtarët për festën e Pashkëve. Ai para shumë...
-
Muharremi: Linçimi që po i bëhet Shkëlqim Devollit nga Kurti është s*lm brutal ndaj bizneseve vendore
Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar ashpër ndaj, si...
-
Osmani kujton përvjetorin e rënies së heroit Sali Çekaj: U shqua për dashuri të pakushtëzuar për atdheun
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin e kombit, Sali Çekajn, ...
-
Tahiri: Janë dy arsye pse Albulena Haxhiu është e padenjë për të qenë kryetare e Kuvendit
Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar se Albulena...
-
Duda Balje i ndanë rrugët me Kurtin edhe pse konfirmon se i është ofruar Ministri: Kemi vendos me shku në opozitë
Deputetja e zgjedhur nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, e cila sot nuk mori...
-
Begaj: Gëzuar Pashkën të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Pashkën për të gjithë besimta...
-
Haradinaj uron Pashkët, shpreson për njohje të Kosovës nga Vatikani
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka uruar të gjithë besimtarët e krisht...
-
Prishtina me mbi 20 punishte aktive – fillojnë punimet në rrugën Agim Ramadani dhe nyjen që lidh rrugëm B dhe C
Drejtoria e Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka njoftu...
-
Miftaraj për VV’në: Për të drejtat e qytetarëve s’bëjnë zë, për interesat e tyre kanë shumë energji për të sulmuar
Ehat Miftaraj nga IKD, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se e nj...
-
LDK porosi Kurtit: Përpjekjet për të shtyrë agjendë pa i pasur 61 vota cenojnë demokracinë, s’lejojmë bllokimin e Republikës
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media është thënë...
-
Ushtarët italianë të KFOR-it përkujtojnë trimërinë e atyre që l*ftuan për lirinë e shtetit të tyre
KFOR, misioni i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se sot kontingjenti i usht...