Lajme

Cakolli: Haradinaj po abuzon me buxhetin, fajtor janë Kurti dhe Mustafa

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 22 January 2020

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë të mërkurën emëroi bashkëpartiaken e tij Magbule Shkodra si ministre në kabinetin e tij qeveritar.

Reagimet e menjëhershme për këtë nuk munguan e madje ishin të shumtë, shkruan gazeta inFokus.

Për këtë reagoi edhe Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili tha se Haradinaj po vazhdon të abuzojë me buxhetin e fajtor për këtë janë liderët e LVV-së dhe LDK-së, Albin Kurti dhe Isa Mustafa për barrikadën që kanë krijuar.

-Advertisement-

“Përderisa LVV dhe LDK ende vazhdojnë të jenë të barrikaduara në qëndrimet e tyre për arritjen e koalicionit dhe formimin e Qeverisë, kryeministri në dorëheqje vazhdon të marrë vendime që kanë implikime buxhetore përtej periudhës sa ai do të jetë në këtë pozitë”, shkruan Cakolli.

Vendimin e Haradinajt për emërimin e ministrave të rinjë Cakolli e konsideron jo vetëm pa legjitimitet politik por edhe keqpërdorim të buxhetit.

“Vendimet e fundit për emërimin e ministrave të rinj, përveç se pa kurrfarë legjitimiteti politik, do t’ua mundësojë këtyre të fundit që të marrin 70% të pagës, edhe një vit pas muajit të fundit të mandatit të tyre, ndonëse mandati i tyre mund të jetë maksimalisht disa javor.Me mosveprimin e tyre, LVV dhe LDK bartin pjesën e tyre të fajit edhe për situatën e tanishme, duke i ofruar të gjithë hapësirën e veprimit një kabineti qeveritar që është në dorëheqje dhe që është shquar për vendime të paarsyeshme me kosto të lartë financiare”, shkruan Cakolli./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera