Lajme

Cakolli: Është jokorrekte nëse Qeveria i merr meritat për vete e ua lë kritikat paraardhësve

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 07 November 2021

Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Demokraci (IKD) ka thënë se nëse Qeveria lavdërohet për përparimin dhe zhvillimet e bëra brenda një periudhe të caktuar kohore, atëherë duhet të mbajë përgjegjësi edhe për ngecjet e gjërat negative gjatë asaj periudhe.

Ai ka thënë se është jokorrekte nëse Qeveria merr meritat për vete dhe ua lë kritikat paraardhësve.

“Nëse Qeveria lavdërohet për progresin dhe zhvillimet pozitive brenda një periudhe të caktuar kohore, ajo duhet mbajtur përgjegjëse edhe për ngecjet e problemet tjera – brenda po të njëjtës periudhë kohore. Të vepruarit ndryshe – duke i marrë vet meritat e duke ua lënë paraardhësve kritikat –në rastin më të mirë është jokorrekte, e në rastin më të keq veç për konsum ditor politik”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera