Lajme

Cakolli: Është e panevojshme që Kosova të shpenzojë gjysmë milioni në zgjedhjet në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 17 February 2020

Eugen Cakolli nga KDI-ja ka komentuar zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në Podujevë pasi ish kryetari i kësaj komune Agim Veliu u emërua ministër i Punëve të Brendshme.

Sipas Cakollit është e panevojshme që një vend si Kosova të shpenzojë rreth gjysëm milioni euro për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Sipas tij është shpenzim i kotë për një kryetar që do të mbajë vetëm gjysmën e mandatit, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme vetëm një vit e gjysmë para përfundimit të mandatit të rregullt zgjedhor, shpërfaq nevojën imedite për reformë zgjedhore, që duhet patjetër të adresojë edhe çështjet e zgjedhjeve lokale”

“Është krejtësisht e panevojshme një vend si Kosova të shpenzojë rreth gjysmë-milion euro për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, fituesi i të cilave do të ushtrojë funksionin për më pak se 1/3 e periudhës kohore sa është mandati i rregullt”, thotë Cakolli.

E Cakolli thote se  kjo mënyrë duhet të ndryshojë në kuadër të reformës zgjedhore.

“Në kuadër të reformës zgjedhore duhet të përcaktohet që në çfarëdo rasti kur pozita e Kryetarit të mbetet e lirë, mandatin e tij ta ushtrojë Nënkryetari i Komunës, i cili duhet të garojë në pako me kryetarin e komunës (siç ndodhë në sistemin amerikan)”, thotë Cakolli./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera