Lajme

Cakolli: E papranueshme që kryeministri Kurti të votojë në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 25 April 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur votën e tij në zgjedhjet që po mbahen këtë të diele në Shqipëri.

Eugen Cakolli i KDI-së, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është e papranueshme që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të votojë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

“Kur dikush në cilësinë e qytetarit të thjeshtë, voton në zgjedhjet e një vendi tjetër, është deri diku e pranueshme. Por, kur qytetari është dikush që mbart pozitë politike, e madje pushtet ekzekutiv, kjo s’është aspak në rregull. E kur qytetari rastis të jetë kryeministër, që përfaqëson edhe platformë politike për zgjedhjet në vendin tjetër, kjo e bën situatën të papranueshme”, ka shkruar Cakolli.

-Advertisement-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka votuar sot në zgjedhjet parlamentare që po mbahen në Shqipëri.

Ai, pas votimit, ka bërë thirrje që të votohet për të gjitha ata që kanë pasaportë shqiptare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera