Lajme

Cakaj takon Ministrin e Jashtëm të Austrisë,flasin për Kosoven

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 10 January 2020

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, ka qëndruar në Vjenë ku është takuar me Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg.

Cakaj tha se diskutuan për prioritet kryesore të Kryesisë shqiptare të OSBE-së 2020 dhe angazhimet e përbashkëta në funksion të sigurisë dhe zhvillimeve demokratike.

“Po ashtu, biseduam edhe për domosdoshmërinë e çeljes së negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë këtij viti. Një mirënjohje e veçantë për mbështetjen e jashtëzakonshme që Austria i ka dhënë Shqipërisë në angazhimet e saj për OSBE-në dhe në procesin e integrimit në BE”.

-Advertisement-

“Në fund, nënvizuam edhe njëherë faktin se Kosova ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj për të marrë liberalizimin e vizave një orë e më parë”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera