Lajme

Cakaj takoi Borellin, i kërkoi heqjen e vizave për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 07 December 2019

Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, gjatë ditës së premte është takuar me përfaqësuesin e lartë për politikën e jashtme të BE-së, Josep Borrell.

E pjese e këtij takim ishe edhe liberalizmi i vizave për kosovarët, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu ka njoftuar Cakaj përmes një postim në llogarinë e tij në facebook.

-Advertisement-

Gjithashtu pjesë e diskutimit të këtij takimi ishte edhe procesi i zgjerimit të BE’së në Ballkanin Perëndimor.

“Në takim diskutuam për rëndësinë e vazhdimit të procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe domosdoshmërinë e çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë sa më parë! Po ashtu, biseduam hollësisht mbi prioritetet e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së dhe veprimet e përbashkëta në shërbim të stabilitetit dhe sigurisë në Evropë!Theksuam rëndësinë e jashtëzakonshme për liberalizimin e vizave me Republikën e Kosovës një orë e më parë” ka shkruar Cakaj.
Kujtojmë që Shqipëria mori të enjten zyrtarisht Kryesimin e Presidencës së OSBE-së për vitin 2020, organizatës së përbërë nga 57 vende anëtare, të cilën ajo do ta drejtojë përgjatë gjithë vitit 2020. Kryetar i radhës së OSBE-së do të jetë kryeministri Edi Rama, por këtë herë në cilësinë e tij si ministër i Jashtëm i Shqipërisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera