Lajme

Cakaj: Sot zyrtarisht Shqipëria merr Kryesinë e OSBE-SË

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 06 December 2019

Gent Cakaj,i ngarkuar me detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka thënë se sot zyrtarisht Shqipëria merr Kryesinë e OSBE-së, shkruan gazeta inFokus.

Ai tha se Shqipëria është e gatshme për të udhëhequr një kryesi të besueshme.

“Sot në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë Shqipëria zyrtarisht merr Kryesinë e OSBE-së. Pas një pune kapitale përgatitore në rrafshin politik e programatik, si dhe organizativ e logjistik, Shqipëria sot është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive”, shkruan Cakaj./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera