Lajme

Cakaj publikon foton e ambasadës së përbashkët Shqipëri-Kosovë: Ky është vetëm fillimi

Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 28 May 2020

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi në facebook ka prezantuar hyrjen e ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në Kanberra të Australisë, e cila ndodhet në një hapësirë të vetme të përbashkët.

“Ky është një prej veprimeve më domethënëse që kemi ndërmarrë deri më sot, për të jetësuar marrëveshjet e përbashkëta, në shërbim të një politike të jashtme të bashkërenduar e, mes tjerash, kjo përfshin edhe ndarjen e hapësirave në përfaqësitë konsullore dhe diplomatike sipas mundësive objektive.”- u shpreh Cakaj në postimin e tij.

Po ashtu, Kryediplomati Cakaj, theksoi se vazhdimi i këtij projekti është një punë skajshmërisht e rëndësishme, një shfrytëzim më ekonomik i burimeve logjistike dhe me një domethënie të veçantë për marrëdhënien politike mes dy vendeve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera