Lajme

Cakaj pranë të dëmtuarave në Thumane

Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 27 November 2019

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka udhëtuar drejt Thumanës për të inspektuar zonat e prekura nga tërmeti që preku Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit.

Së bashku me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Komandantin e FSK-së Rrahman Rama, zv. Kryeministrin Erjon Braçe, në këto momente të vështira ndodhen në vendngjarje në mbështetje të trupave specialë që po punojnë për menaxhimin e pasojave të kësaj tragjedie.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai shprehet se në këto momente të vështira për Shqipërinë qëndrojnë pranë çdo familjeje të prekur nga tërmeti tragjik.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera